Hetohet fotoja e ushtarëve greke - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka nisur nje hetim te brendshëm pas publikimit ne media te fotos se shtate ushtareve shqiptare ne shërbim me ushtrinë greke, duke bere shenjen e shqiponjës dykrenare. Ende nuk është e qarte nëse behet fjale per nje foto te vjetër, apo aktuale, por e sigurte është se ajo nuk është pritur mire nga autoritetet greke, qe e kane cilësuar nje provokim te hapur. Mediat ne Greqi shkruajnë se shenja e bere nga ushtaret është simbol i nacionalisteve shqiptar dhe e idesë se ?Shqipërisë se Madhe?. Ministria e Mbrojtjes është shprehur se ushtaret janë rekrute ne divizionin e ushtrisë ne Mesolongi, ndërsa ka deklaruar se ngjarja po hetohet dhe shume shpejt do te dilet ne përfundime. Ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, ka deklaruar se nje akt i tille është i dënueshëm, por me pare duhet te saktësohen rrethanat e tij.

Recommended