Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 3/31/2017
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Gjashte vjet me pare, vrasjet përgjaken protestën me te madhe te opozitës se asaj kohe, te drejtuar nga Partia Socialiste. Teksa njerëzit ishin tubuar prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur te ktheheshin, forcat speciale te gardës se republikës qëlluan mbi turmën me plumba te vërtetë. I pari u vra Ziver Veizi qe ndodhej pranë portës se hekurit. Pas tij, Hekuran Deda e Faik Myrtaj. I shtrire ne bulevard, i pajete, mbeti edhe Aleks Nika. Qe te katërt, te pa armatosur, duke protestuar paqësisht. Kaosi përfshiu bulevardin, teksa askush nuk besonte se trupat qeveritare qe mbronin ish-kryeministrin Berisha ne zyrën e tij, do qëllonin drejt njerëzve. Pak ore me vone, Berisha akuzoi opozitën per ngjarjet, duke folur për vrasës te infiltruar, për çadra pistolete e thika me helm. Kjo vetëm sa e tensionoi edhe me shume situatën. Por shume shpejt u mësua se demonstruesit ishin qëlluar nga forcat e gardës.
Tashme kane kaluar 6 vite nga tragjedia e ?21 Janarit?. Për familjarët e viktimave, drejtësia nuk dënoi asnjë nga fajtoret kryesore. Dosja voluminoze e ?21 Janarit?, e cila pati edhe mbështetjen e FBI, me ne fund e mbylli kalvarin vitin e kaluar, ne Gjykatën e Larte. U dënuan ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi me një vit, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, por sot qe te dy janë te lire. Vëllai i Hekuran Dedës, i cili mbeti i vrarë në protestë, thotë për Vizion Plus se drejtësia do të zbardhet një ditë me çdo çmim. Ndërkohë, familjaret e 4 viktimave, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, i janë drejtuar Gjykatës se të Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Shprese per zbardhjen e drejtësisë ka edhe kunata e Ziver Veizit. Ndërkohe ne homazhet e zhvilluara ne Gjirokastër morën pjese edhe ministrat Mirela Kumbaro e Bledi Çuçi.

Category

📺
TV