Ora News – Nesho: Me Trump nuk do ketë shpërbërje të NATO-s, por reformim
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në studion e Ora News, diplomati Agim Nesho, deklaroi se zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë pasqyroi nevojën e qytetarëve për një alternativë të re. Ai shtoi se NATO nuk rrezikon shpërbërjen, por me siguri do të ketë një reformim të saj. Sa i përket Shqipërisë, Nesho vlerësoi se marëdhënia mes popullit shqiptar dhe amerikan ësthë një lidhje tradicionale e cila do të vijojë edhe nën administratën Trump. Ndërkohë për Kosovën, eksperti theksoi se pret vazhdimin e mbështetjes, por paralajmëroi se Prishtina duhet të bëjë kujdes nga Serbia.
Sipas diplomatit, Agim Nesho, i cili ishte i ftuar në studion e Ora News, zgjedhja e Presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë u bë nga njerëzit e thjeshtë të cilët zgjodhën një alternativë të re në kushtet kur po humbisnin vazhdimisht vendet e punës.
Nesho: Njerëzit e thjeshtë që kanë humbur nga proçeset e globalizimit, njerëz të pakënaqur të shikuar nga shoqëria si të marxhinalizuar në frymën e një nacionalizmi të ri. Klasa punëtore ka zgjedhur një alternativë të re, alternativa është pikërisht ajo që përmendi Presidenti Trump, anti-stablishment.
I pyetur në lidhje me deklaratat e Trump mbi NATO-n, Nesho nënvizoi se nuk rrezikohet shpërbërja e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por vetëm reformimi i saj.
Nesho: Nuk do të ketë shpërbërje si në rastin e diskutimit më të madh që është për aleancën e NATO-s, por do të ketë rinegociim mbi bazat e tjera, mbi bazat e barazisë.
Sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Nesho tha se kjo është një lidhje tradicionale e cila do të vazhdojë edhe me administratën Trump.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nesho-me-trump-nuk-do-kete-shperberje-te-nato-s-por-reformim/
Recommended