Aurelia ishte dashuria e mohuar për diktatorin Enver Hoxha dhe më pas në shenjë hakmarrje, regjimi i dënon bashkëshortin në burgun e Burrelit. Kjo dramë e një familje italiane vjen në librin ?Brenga ime shqiptare?, ku Aldo Terruzi rrëfen me dokumente origjinale dhe hedh dritë mbi historinë e famliljes së tij. Që prej 1993 kohë kur mbërriti në Shqipëri, italiani Aldo Terrusi kërkon eshtrat e të atit, Renatos në tokën e shqiponjave. Ai ishte ende fëmijë kur regjimi i Enver Hoxhës i burgosi babain, Renato Terrusi në burgun e Burrelit ku edhe u nda nga jeta pa mundur ti thotë lamtumirë të birit dhe bashkëshortes Aurelia. Drama e familjes Terrusi rrëfehet në librin e titulluar ?Brenga ime shqiptare?, ku në kërkim të origjinës dhe historisë, Aldo zbulon se përndjekja ndaj babait ti tij, në atë kohë Drejtor i Bankës së Vlorës, nga diktatori ishte një hakmarrje për refuzimin që Aurelia, nëna e tij i kishte bërë atij në rininë e tyre. Enver Hoxha dhe Aurelia u panë për herë të parë në rrugicat ngushta të Gjirokastrës dhe vazhdimisht diktatori kërkoi me këmbëngulje dashurinë e Aurelias, madje ai i kishte propozuar asaj të fejoheshin. Në këtë libër hidhet dritë me fakte e dokumente për përndjekjen që diktatori i bëri Renato Terruzit. Por kërkimet e Aldo Terrusit deri më tani rezultuan të kota, dhe sot ai i kërkon shtetit shqiptar një varr për babain e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drama-e-familjes-italiane-terrusi-pasi-refuzuan-dashurine-e-enver-hoxhes/