Ora News – Raiffeisen Bank në mbështetje të investimeve dhe tregëtisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raiffeisen Bank ka qënë një ndër pjesëmarrësit më të rëndësishëm në forumin e investimeve në Singapor. Në këtë forum ku morën pjesë autoritetet më të larta të vendit, drejtori i bankës Raiffeisen u shpreh se reformat ekonomike në Shqipëri po japin rezultatin e duhur, në rrugën drejt zhvillimit.
Raiffeisen Bank mbështeti Forumin e Tregëtisë dhe Investimeve organizuar në Singapor me pjesëmarrje e autoriteve më të lartë të vendit tonë dhe investitorëve të huaj.
Në këtë forum morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Drejtori i Përgjithshem i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris, Guvernatori i Bankës së Shqipërise, Gent Sejko, përfaqësues të bizneseve të rëndesishme në Shqipëri si dhe më shumë se 100 investitorë nga Singapori.
Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris gjatë prezantimit të tij bëri një përmbledhje të situatës ekonomike ne Shqiperi dhe klimës së mirë së të bërit biznes dhe u shpreh: ?Ekonomia shqiptare është rritur gjatë vitit 2016. Zbatimi i reformave ka filluar të japë rezultatet dhe pritet të përmirësojë klimën e biznesit, veçanërisht rritjen e investimeve në sektorët e energjisë dhe turizmit dhe rritjen e punësimit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/raiffeisen-bank-ne-mbeshtetje-te-investimeve-dhe-tregetise/

Recommended