Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Vetting-un - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot rinis zbatimi i ligjit te vettingut pas rreth 3 muaj pezullimi, duke shënuar kështu zhbllokimin e reformës ne drejtësi. Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar qe sanksionon se ligji per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve është ne përputhje me Kushtetutën, duke i hapur rruge zbatimit te tij. Ne vendimin prej 50 faqesh gjyqtaret rrezojnë pretendimet e Partisë Demokratike per anti-kushtetutshmërinë e ligjit, se pari ne lidhje me pretendimin se organet e kontrolluara nga shumica e qeveria si ILDKPI apo DSIK de facto marrin ne dore procesin e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreveGjykata vlerëson se dispozitat e ligjit garantojnë aksesin në të gjithë informacionin dhe dokumentet e disponuara nga grupi i punës, dhe garantojnë kontrollin efektiv mbi veprimtarinë e grupeve të punës nga Komisioni i posaçëm i kualifikimit. Organet e tjera, të cilat janë të përfshira në procesin e rivlerësimit, kanë funksione ndihmëse dhe instrumentale që kanë për qëllim të ndihmojnë institucionet kushtetuese në përmbushjen e mandatit të tyre. Në të gjitha rastet, autoriteti vendimmarrës mbetet tek organet e rivlerësimit të krijuara për këtë qëllim në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, si organe gjyqësore të pavarura dhe të paanshme.Ndërkaq dokumenti i publikuar ne faqen e Gjykatës Kushtetuese përmban edhe mendimin e dy gjyqtareve Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj, te cilët votuan pro kërkesës se opozitës. Ligji i vettingut është i pari nga paketa e reformës ne drejtësi qe kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese. Opozita e cila nuk mori pjese ne votimin e këtij ligji vuri ne lëvizje Gjykatën, duke kërkuar pezullimin dhe shpalljen anti-kushtetues te tij. Ne 25 tetor 8 gjyqtaret vendosen pezullimin e vettingut dhe iu drejtuan Komisionit te Venecias per te dhënë nje opinion per ketë proces. Ekspertet e Venecias e gjykuan ligjin ne përputhje me Kushtetutën dhe ne 22 dhjetor Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës se PD dhe lënien ne fuqi te ligjit te vettingut.
Recommended