Ora News – Makinat e vjetra do instalojnë katalizatorët, kushtojnë 300-1000 euro

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Detyrimi me ligj për instalimin e katalizatorëve për makinat e prodhimit para vitit 2000 është i papranueshëm për qytetarët. Paisja kushton nga 300 në 1000 euro në tregun e lirë dhe për qytetarët kostoja është shumë e lartë duke kaluar edhe vlerën e makinës.
Së shpejti pritet që në qeveri të mbërrijë nisma ligjore për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të prodhuara para vitit 2000 që synon të frenojë ndotjen.
Sipas një drafti paraprak, makinat e vjetra duhet të plotësojnë standardin e euro 3 ose euro 4, pra instalimin e katalizatorëve që të emetohet ndotja nga gazrat.
Inxhinieri autoteknik Artur Sulçe shpjegon në një intervistë për Ora News se çfarë do duhet të ndodhe me automjetet e vjetra.
Sulçe: Të gjitha mjetet e vitit 2000 e kanë marmitën katalitike se kanë filluar nga ?92. Mund të mos e ketë pasur në gjendje pune dhe duhet ta kthejë në gjendje pune, ti bëj një servis asaj paisje në mënyrë që emëtimi i gazit nga kjo të jetë brenda kushteve dhe standarteve trë cilat ka vendosur Ministria e Transportit në përputhje me detyrimet ligjore që ka dhe me BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/makinat-e-vjetra-do-instalojne-katalizatoret-kushtojne-300-1000-euro/

Recommended