Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8 years ago
Në Dukagjin moti ka lënë 400 familje në mëshirë të fatit. Ngricat dhe bora kane pushtet absolut.

Lumi Kir ka ngrirë. Kurse banorët mundohen të sigurojnë ngrohjen për tu përballë me acarin. Trashësia e akullit është tej parashikimeve.

Të njëjtin fat me Kirin ka dhe rruga prej 73 km që lidh Shkodrën me fshatrat e Dukagjini. E tëra e ngrirë.
Të lëvizesh në këto zona është aventurë. Përmes ngricave jeta është në mëshirë të fatit. Për banoret rruga është rrezik ne dimër dhe në vere. Askush nuk e mirëmban atë.

Zinxhirët funksionojnë deri në një farë vendi. Trashësia e akullit dhe e dëborës e bën të pakalueshme segmenti Kir- Mali i Shoshit në drejtim të Breglumit. Ecja në këmbë është e vetmja zgjidhje?

Në Pult dhe në Shalë të Dukagjinit nuk ka energji elektrike. Mungojnë mjekët dhe infermieret. Për banorët e këtueshëm dimri është mund i madh.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended