Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Veprat e piktores shqiptare Mimoza Arapi janë marrë për t?u aplikuar në veshjet e stilistëve të San Franciskos. Me pikturat e saj dizajnohen bluza, fustane, shaje dhe objekte të arendimit.

Piktorja shqiptare pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë e ka zhvilluar karrierën e saj artistike në vende të ndryshme të botës, në Greqi, Itali, Angli, ku edhe ka çelur edhe ekspozita të shumta.

Stacioni i saj më i fundit i ekspozitave ka qenë Anglia. Prej aty ka nisur edhe suksesi i saj, ku i kërkuan pikturat për aplikim në botën e modës.

Mimoza Arapi pas viteve ?90 ka qenë studente e piktorëve më të mirë shqiptarë. Ajo ka pasur pedagog Vladimir Myrtezain, Edi Hilën. Gazmend Lekën, madje dhe kryeministrin aktual Edi Rama.

Category

📺
TV
Comments

Recommended