Pritet ulja drastike e temperaturave, Veliaj: Kufizoni daljen nga shtëpia

  • 7 years ago
Bashkia e Tiranës ka ngritur shtabin e emergjencave për të menaxhuar dhe përballuar të gjitha vështirësitë që mund të vijnë nga përkeqësimi i motit në ditët në vijim. Në takimin e parë, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave të emergjencave, si shërbimi zjarrfikës, Policia Bashkiake, si dhe ndërmarrjet e tjera bashkiake, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se për shkak të situatës së pazakontë për një zonë si Tirana, duhet angazhimi i të gjithëve, për t?u përballur me çdo problematikë në mënyrë që qytetarët që jetojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës të jenë të sigurt.

?Përveçse është një detyrim ligjor, është një detyrim njerëzor për të përballuar një situatë e cila është e pazakontë krahasuar me situatat e tjera të emergjencave që ka përballuar Bashkia e Tiranës. Teksa me përmbytjet jemi mësuar dhe dimë si menaxhohet situata, kjo është diçka e pazakontë, duke qenë se parashikohet që temperaturat të ulen shumë gjatë fundjavës?, tha Veliaj.

Ai ka kërkuar që të gjitha strukturat, ambientet dhe mjetet që Bashkia e Tiranës disponon të jenë në gatishmëri për t?i ardhur në ndihmë çdo individi apo familje që do jetë në vështirësi.

?Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të mobilizohet në varësi të detyrës që ka, që çdo metër katror e territorit të mbulohet me shërbim dhe të jemi në gatishmëri të përforcuar, sidomos gjatë 4-5 netëve të ardhshme, ku presim që edhe temperaturat të jenë më të ulta. Është misioni ynë, jo vetëm të informojmë publikun, por të sigurohemi që jemi këtu në çdo rast? , shtoi Veliaj në fjalën e tij.

Ai siguroi gjithashtu të gjithë qytetarët se do të kenë mbështetjen e strukturave të Bashkisë së Tiranës në çdo kohë për gjatë gjithë ditëve në vijim.

?Dua t?i garantoj të gjithë qytetarët që po marrim çdo masë, do përdorim çdo mjet, stafin tonë të burimeve njerëzore në terren, gjatë gjithë turneve të natës, sidomos në 4-5 ditët e ardhshme. Vëmendje të veçantë do ta kemi veçanërisht atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, që janë persona në kushte rruge, të moshuar, pa një ndihmë dhe që ndoshta jetojnë të vetmuar?, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë theksoi gjithashtu se në situata të tilla është e nevojshme edhe bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për t?i ardhur në ndihmë atyre që janë në vështirësi apo duke njoftuar institucionet vendore për problematikën e hasur.

?Duam të sigurohemi që çdo qytetar i Tiranës është i sigurt dhe ka një strehë të ngrohtë kur të arrijë i ftohti polar, por në kohë si kjo është jetike për çdo qytetar që të na bashkohet duke ndihmuar fqinjët, apo të afërmit, apo duke na njoftuar për çdo problem të mundshëm në numrat që kemi venë në shërbim të qytetarëve, që janë numri i gjelbër i bashkisë 0 800 0 888, si dhe zjarrfikësit në numrin 112?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ka bërë të ditur edhe planin e masave që Bashkia ka marrë për të qenë në lartësinë e duhur për të përballuar këtë situatë të pritshme të përkeqësimit të motit dhe për t?u siguruar që çdo njeri të ketë një ...

Recommended