Shkelzen Doli, ansamabli i tij dhe 36 muzikante te Vienes sollen ne Tirane, te parin koncert që për nga programi i përngjante pjesërisht Koncertit te Vitit te Ri te Vienes. Në sallën e Pallatit te Koncerteve, violonisti i njohur bashke me instrumentistet e Vienes sollen disa nga kryeveprat e muzikes klasike, si kompozime te familjes Shtraus, opereta te Franx Lehar dhe Johanes Brahms.
I ftuar ne koncertin qe zgjati dy ore dhe që u transmetua direkt në ekranin e Tv Klan ishte balerini i njohur shqiptar ne Austri, Eno Peçi. Ai interpretoi dy pjese baleti nen tingujt e muzikës që luhej live.
Për të ftuarit Shkelzen Doli kishte realizuar një film-dokumentar qe prezantonte bukuritë e tokave ku banojnë shqiptarët, nga arbëreshet e Italisë me ?Moj e bukura More?...., veriu i vendit me Bareshën... dhe jugu me Albanian Soul.
Ne fund, surpriza qe kishte rezervuar Shkelzen Doli, ishte interpretimi i Marshit te Radeckit, nga muzikantet qe mbanim te veshur ne koke, qeleshet nga gjithë trevat shqiptare.
Me një gotë raki gostiti të ftuarit austriakë dhe publikun në një salle të tejmbushur.
Koncerti i muzikës klasike çdo fillim janari është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në botë. 2017-a e solli aromën vjenezë edhe në Tiranë.