Të gjithë prindërit që janë në punë edhe gjatë ditëve të festave te fundvitit nuk duhet të shqetësohen për fëmijët pasi çerdhet dhe kopështet publike do të qëndrojnë të hapura deri në datën 30 dhjetor në orën 17:30 dhe do të rihapen kur të nisë punë administrata. Beqiri: Të gjitha çerdhet ashtu edhe kopshtet në Bashkinë e Tiranës do të jenë të hapura deri më datë 30 që korrespondon me ditën e premte të fundjavës që vjen. Orari do të jetë normalisht. Çerdhet hapen në orën 6 e gjysmë të mëngjesit deri në orën 17:30 dhe kopshtet nga ora 7 e mëngjesit deri në 5 pasdite.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-cerdhet-ne-pune-deri-me-date-30-dhjetor/