Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U deshën 114 ditë që nga 30 gushti kur u votua në parlament, që Ligji i Vettingut të marrë të gjithë fuqinë e nevojshme për të filluar zbatimin e tij pas asnjë pengesë tjetër. Pas votimit të njëanshëm me 88 votat e maxhorancës, dhe 1 ditë përpara se të hynte në fuqi, më 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se shkel Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut.
Bylykbashi: Me ligjin e Vettingut, ai kërkon që Vettingun ta bëjnë zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste. Pra me levat dhe instrumentet e tij të jetë ai që kontroll gjyqtarët dhe të vendosë kush gjyqtar të iki.
Pas këtij veprimi, Ambasada e SHBA reagoi duke u shprehur se PD po rrezikon të kthehet në një parti e cila nuk e do reformën në drejtësi, reagim që gjeti përgjigjen e shpejtë të kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Basha tha se nuk pret nga ambasadorët t?i tregojnë se cila është puna e kryetarit të opozitës.
Basha: Mazhoranca ka përcaktuar se si do të veprojë Partia Demokratike dhe duke përjashtuar de fakt PD-në dhe duke shkelur zotimin për konsensus, njësoj siç bëri me ligjin për Vettingun. Ne do të kërkojmë dhe do të arrijmë me të gjitha format, prevalimin e amendamenteve kushtetuese të votuar me konsensus dhe me mbështetje euro-amerikane dhe jo paçavuret e mafies dhe korrupsionit.
Më 25 tetor, Gjykata Kushtetuese e pezulloi ligjin duke bllokuar bashkë me të dhe gjithë zbatimin e reformës dhe në të njëjtën kohë i dërgoi Komisionit të Venecias 4 pyetje, për të cilat kërkonte një mendim miqësor në lidhje me kompetencat e saj për ta gjykuar këtë ligj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/odisea-e-vettingut/

Category

📺
TV

Recommended