Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm, të gjithë vlerësuesit e pasurive të paluajtshme dhe tokave bujqësore do të licensohen online. Ministrja Gjermeni thotë se përmes sistemit informatik do të reduktohen burokracitë dhe do të shmangen aktet korruptive.
Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, tokave bujqësore, duke filluar nga muaji janar i 2017 do të licensohen online.
Ministria e Zhvillimit Urban tha se aplikimet për licensimin do të kryhen vetëm në sistemin informatik, duke e e vlerësuar këtë si një lehtësim të procedurave dhe shmangie të akteve korruptive.
Gjermeni: Nga janari 2017, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme do të jenë ata që do të aplikojnë online, do të kenë një sistem transparent, përfshirës dhe aksesin për këtë do ta kenë të gjithë ata që kanë kredenciale apo që kanë begraundin apo të gjithë termat e referencës për të aplikuar në këtë kuadër.
Sipas Ministres Gjermeni, me rregulloren e re do të kryhet edhe vlerësimi i linjave të prodhimit nëpër fabrika dhe linja teknologjike, të cilat trajtohen si pasuri të paluajtshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nga-janari-2017-licesimi-i-vleresuesve-te-pasurive-te-paluajtshme-online/

Category

📺
TV

Recommended