Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/23/2017
TIRANË- Një parking makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme te rruga " Ymer Kurti", njësia Nr. 5.

Mësohet se nga flakët e zjarrit janë përfshirë tre automjete. Nga raportimet e para bëhet me dije se një person ka mbetur i lënduar për shkak të asfiksisë e ndërsa bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet se përse ka rënë zjarri, ndërkohë mësohet se një nga automjetet e përfshira nga flakët e zjarrit është edhe mjeti i kantautorit Flor Mumajesi pasi aty pranë, këngëtari ka zyrat e tij. Parkingu nëntokësor i përket një qendre biznesi në kryeqytet, ku përveç zyrës se këngëtarit janë disa call center, zyra financash, zyra mediash mjetet e të cilëve parkohen aty.

Dyshimet paraprake janë se zjarrëvënia është e qëllimshme dhe se "shenjestra" ka qenë pikërisht makina e Mumajesit vlera e së cilës arrin 140 mijë eurot, por ende nuk bëhet zyrtare.

Category

📺
TV

Recommended