Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Të gjitha gjobat dhe kamatvonesat e vendosura ndaj bizneseve para datës 31 dhjetor 2010 do të falen.

Qeveria po përgatit një ligj të ri për faljen e gjobave, në mënyrë që të lehtësojë bizneset nga detyrimet tatimor. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka konfirmuar se gjobat e vendosura para 2011-s, do të fshihen nga sistemi, pasi ligjit që do miratojë Këshillit i Ministrave.

Gjithashtu qeveria po përgatit një formulë të re për faljen e gjobave nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014. Vet Ministri i Financave ka thënë se përgjatë kësaj periudhe do të falen gjobat por jo detyrimet.

Category

📺
TV
Comments

Recommended