Report TV - Lezhë, maskat grabisin 1.5 mln lekë dhe një makinë Golf 5

  • 7 years ago
Tre persona të maskuar kanë grabitur me dhunë 1.5 milionë lekë të reja në një banesë në Ishull Shëngjin, Lezhë. Autorët kanë grabitur edhe një mjet tip Golf-5.

Ngjarja është denoncuar nga pronari i banesës Z.B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia është vënë në ndjekje të autorëve. Falë veprimeve të shpejta hetimore, mjeti i grabitur u lokalizua dhe u ndoq nga policia, por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira.

Blutë e Lezhës kanë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale "Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 139 - 25 i Kodit Penal.

Recommended