Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Jo më larg se 1 qershori i këtij viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren e re me masat minimale të sigurisë që duhet marrin bankat për të garantuar vlerat monetare në kasaforta.

Ajo i detyron bankat që kasafortat të jenë të vendosura në një vend të sigurt, plotësisht të ndarë nga zonat e tjera; të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë; të ketë mbrojtje elektronike me: sensorë sizmikë; sensorë lëvizjeje dhe sensorë tymi. Po ashtu, bankat duhet të kenë sistem monitorimi me telekamera për hyrjen për në këtë zonë, si dhe në ambientin e brendshëm.

Category

📺
TV
Comments

Recommended