Kuvendit është mbledhur sot në seancën e tij të radhës ku po shoqërohet me debate të forta sa i përket çështjes së Reformës në Drejtësi, një ditë pas refuzimit të propozimit të ri të bërë nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës për reformën. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se opozita e quan të papranueshëm propozimin për të përfshirë ndërkombëtarët në procesin vendimmarrës të vettingut. Sipas tij, kjo është cenim i sovranitetit të Shqipërisë. Ndërsa kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se PD e ka kërkuar vetë rolin kyç të ekspertëve të huaj në vetting. Deputeti socialist Ben Blushi u shpreh skeptik për miratimin e draftit javën e ardhshme. Sipas tij, Rama dhe Basha nuk kanë aftësi për të rëndë dakord për të miratuar reformën.
Category
📺
TV