Një orar studimi në mëngjes herët për nxënësit nga ora 7:15 deri në orën 8:00 mund ta rrisë kalueshmërinë e nxënësve deri në 90,2%. Eksperimenti është kryer në një prej shkollave të Tiranës në vitin 1973. Të dhënat i gjejmë në një raport informativ ku analizohej gjithë jeta e vendit për muajt e parë të këtij viti.
Raporti ishte përgatitur në zyrat e Komitetit të Partisë Tiranë në maj 1973 dhe bën një skaner të jetës së shqiptarëve në komunizëm në kulmin e luftës kundër shfaqjeve të huaja dhe modernitetit.
Raporti informativ dërguar në zyrat e Komitetit Qendror përmbledh fushat kryesore të jetës në vend bujqësinë, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe artet, etj.
Pas festivalit të 11 në dhjetor të 1972, arti, letërsia dhe të gjithë fushat e tjera, ku shfaqeshin forma të liberalizmit e të modernitetit vëzhgoheshin në imtësi.
Nuk kishte si t?u shpëtonte syve vëzhgues romani i Ismail Kadaresë i botuar atë vit, ?Dimri i vetmisë së madhe?, madje kishte ndodhur edhe një ngatërresë që sot të bën për të qeshur.
?Janë bërë vërejtje për përmbajtje jo të shëndoshë ideologjike të romanit të Ismail Kadaresë ?Dimri i vetmisë së madhe?. Të tilla vërejtje janë bërë nga shokët Muntaz Shehut në Aparatin e Këshillit të Ministrave, Ferdi Karagjozi në Ministrinë e Jashtme, Keti Qamo në Institutin e Urbanistikës e Projektimit etj? shkruhet në raport.
Ndërsa pak më poshtë shkruhet se një aparatçik i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës kishte ngatërruar një libër të Ismail Hoxhës me ?Dimrin e vetmisë së madhe? të Kadaresë. Ai kishte dhënë madje urdhër që të hiqej nga qarkullimi ?Dimri...?. Por siç shkruhet në raport ngatërresa ishte zgjidhur ca më vonë dhe ishte anulluar ky vendim.
Në të vërtetë ky veprim duhet të ketë shërbyer si nj sinjal për të hapur sytë se pikërisht në maj të këtij viti do të shpërthenin gjithkund kritikat ndaj këtij romani dhe madje do ta pengonin edhe botimin e tij në Francë.
Po ashtu në këtë raport shënohen edhe komentet e mbledhura në ambientet e Radio Televizionit shqiptar mbi tendenca të dënueshme nga regjimi dhe shfaqje moderniteti, sidomos në festivalin e këngës.
Po ashtu nxënësit dhe studentët që mbanin flokë të gjata apo qarkullonin literaturë të ndaluar janë përfshirë në këtë dokument. ?Para 1 Majit kishte studentë me paraqitje jo të rregullt, të paqethur, si në Fakultetin e Inxhinierisë e të Mjekësisë etj. Ata nuk u lejuan të marrin pjesë në manifestim. Në Fakultetin Histori-Filologji një student rumun, në mënyrë demonstrative i mban flokët shumë të gjatë. Megjithëse i është tërhequr vëmendja shoqërisht nga shokët e tij, ai refuzon dhe thotë: ?Tani mbaroi viti, në shtator kur të kthehem do t?i pres?.
Më poshtë e sjellim të plotë raportin e hartuar dhe firmosur nga Manush Myftiu për Komitetin Qendror të PPSH-së.
Comments