Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa Kryeministri Rama akuzoi Partinë Demokratike për refuzimin e draftit të reformës në drejtësi, kryeopozitari Basha deklaroi se shumica refuzoi konsensusin për vendet e rezervuara të propozuar nga Venecia.
Basha theksoi se ishte ky propozim ajo që i ndante palët, duke theksuar se drafti për vendet e rezervuara ishte propozuar nga OPDAT dhe ishte mbështetur nga Komisioni i Venecias. Sipas kreut demokrat, ky propozim e pamundëson kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika në njërën anë dhe në anën tjetër nxjerr para shqiptarëve përgjegjshmërinë politike të atyre që marrin vendimet.
?Parafolësi akuzoi PD se nuk do reformën në drejtësi por faktet tregojmë të kundërtën. Ne detajuam qëndrimet për vendet e rezervuara. Nuk është argument por kapriço. Opozita vjen më modelin e vendeve të rezervuara të ofruar nga Venecia e OPDAT. E kundërta është kapje politike e sistemit. Kam keqardhje të konstatoj se pala tjetër erdhi me konkluzione dhe fjalim të përgatitur jo për të kërkuar zgjidhje por për të krijuar alibi dhe për t?;i vënë fajin kundërshtarit. Ajo mbart përgjegjësinë e abortimit ne çastet e fundit të kompromisit. Çdo akt unilateral do atakohet me dështimin e sigurt. Çdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi?, theksoi Basha.
Kreu demokrat e cilësoi të papranueshme miratimin e njëanshëm të kësaj reforme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mazhoranca-refuzoi-konsensusin-per-vendet-e-rezervuara/
Comments