Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/21/2017
Pas shkarkimit të pesë punonjësve dhe arrestimin e juristit, Devis Hoxha, sot Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar drejtorin e burgut të Shën Kollit, Kant Ndoji.

Shkarkimi ka ardhur për shkak të neglizhimit në kryerjen e detyrës. Ndërkohë Kant Ndoji në një deklaratë për mediat ka pohuar se shkarkimi i tij është i padrejtë dhe se se ai nuk ka kryer asnjë shkelje. Ndoji është shprehur se do ta ndjekë këtë cështje në rrugë ligjore.

Dy ditë më parë, nga burgu i Shën Kollit u lirua i kërkuari prej 10 vitesh nga Interpol-i dhe drejtësia e Kosovës, Shaip Zukaj.

Category

📺
TV

Recommended