Një biznesmen amerikan që jeton dhe punon në Shqipëri kritikoi vendimet e qeverisë për paketën fiskale. Ai deklaroi se për shkak të asaj pakete, u detyrua që të shkarkonte nga puna 80 punëtorë. Biznesmeni Patrick Pascal, ish-presidenti i shoqatës së investitorëve të huaj në Shqipëri, ia tha në sy kryeministrit shqetësimet e veta, duke nënvizuar se ndaj personit përgjegjës që kishte dëmtuar biznesin, nuk ishte marrë asnjë masë dhe se ai vazhdonte detyrën. Pascal tha se kryeministri e dinte se për kë e kishte shqetësimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/biznesmeni-amerikan-kritikon-paketen-fiskale-rama-e-nderpret-je-bere-me-shume-shqiptar/