Disa prej njësive administrative në vend nuk kanë vende të përcaktuara për të depozituar mbetjet dhe nuk i dërgojnë ato në landfillet e qarqeve. Inspektorët e Mjedisit pas kontrolleve të ushtruara në 61 bashki kanë ngarkuar me përgjegjësi për këtë situatë Kryebashkiakët, të cilëve iu kanë lënë detyra konkrete, duke u lënë afat deri në muajin qershor, në të kundërt do të gjobiten. Që prej muajit shkurt Inspektoriatit Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur inspektimin në 61 Bashkitë e vendit për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare. Sipas statistikave të ISHMP, Ura Vajgurore dhe Gramsh janë rastet më flagrante ku janë konstatuar shkelje për shkak të mungesës së venddepozitimeve
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/agasi-disa-njesi-adminsitrative-mungese-te-percaktimit-te-vendepozitimeve/