Videoskandali, shoqëria civile reagon ashpër ndaj ngjarjes- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues në zë të shoqërisë civile dënojne aktin e paprecendentë ku ish Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili i kërkoi favore sekuale një vajze 20 vjeçare në këmbim të punësimit. Shoqata e autonomisë vendore dhe ajo e mbrojtjes së drejtave të grave thonë se videoskandali ishte shokues dhe tregon se si shpërdorojnë detyrën të zgjedhurit me votë.
Shoqata për Autonominë Vendore dhe ajo në Mbrotje të Drejtave të Grave dënojnë aktin e paprecedentë ku kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të firmosjes së kontratës së punësimit të një vajze 20 vjeçare. Adelina Farrici nënkryetare e Shoqatës për Autonomi Vendore e konsideron videoskandalin e transmetuar në Ora Neës shokues dhe ngjarjen në tërsi si cënim të intergritetit të pushteti vendor.

Adelina Farrici: ?Ishte një fenomen shokues, i cili cënon rëndë integritetin e pushtetit vendor. Kjo bie ndesh me funksionet e pushtetit vendor me filozofinë e pushtetit vendor ku qytetarët te pushteti vendor dhe te drejtuesi i pushtetit vendor si i zgjedhur me votë shikojnë mbrojtësin e interesave të tyre dhe përballë kësaj ndeshen me një fenomen të tillë dhe kjo e thyen të gjithë këtë imazh?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/videoskandali-shoqeria-civile-reagon-ashper-ndaj-ngjarjes/

Recommended