Report TV - 50 mln lekë gjobë biznesmenit policia arreston dy kërcënuesit

  • 7 years ago
Arrestohen gjobëvënisit e biznesmenëve, i kërcënonin dhe iu kërkonin 30- 50 milionë lekë të reja tregtarëve, për të mos iu dëmtuar biznesin. Të dyshuar si autorë të këtij aktiviteti kriminal janë arrestuar nga policia e Tiranës pas urdhër arresteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për Ervis Allën, 29 vjeç banues në Krujë, tregtar dhe pronar i mobileri ?Vllaznisë? në Krujë si dhe të Sadik Dingës 27 vjeç nga Durrësi, i dënuar për falsifikim dokumentesh.
Të dy personat u arrestuan pasditen e të enjtes, në një lokal pranë ?Zogut të Zi?, në Tiranë, pas një hetimi të seksionit të hetimit të Krimeve ndaj Pronës.

Të dy personat akuzohen për për shtrëngim me dhunë me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Ata janë identifikuar nga policia në së paku tri raste të kenë shantazhuar dhe kërcënuar tregtarë dhe pronarë të ndryshme biznesesh, duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash.

Ndërhyrja u bë nga njësia operacionale në momentin e dorëzimit të një shume prej 50 milionë lekësh të reja, nga një pronari i një kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave tek dy të akuzuarit. Kërcënimi ndaj tij sipas policisë ka ndodhur me 28 prill të këtij viti, kur personat i kanë kërkuar tregtarit këtë shumë parash në këmbim të mosdëmtimit të biznesit.

Policia tha se hetimet ka rezultuar se këta persona dyshohen të jenë dhe autorë të gjobëvënies ndaj pronarit të një kompanie që jep me qera automjete, të cilit i janë kërkuar 50 milionë lekë. Po të njëjtën formë kërcënimi personat kanë përdorur edhe ndaj një mobilieri në Durrës të cilit i kanë kërkuar 30 milionë lekë të reja.

Në muajin prill të vitit 2016. në momentin e kapjes së personave, policia tha se iu bllokoi atyre tre telefona celularë dhe pesë karta telefonash të kompanive të ndryshme, me të cilat dyshohet se janë kryer edhe kërcënimet.

Recommended