Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Të ngarkuar me thirrjet që kishin ardhur nga takimet me ambasadorët për të mos e vonuar më reformën në drejtësi, partitë kryesore ne Kuvend, drejtuan gishtin tek njëra tjetra si zvarritëse të procesit.
Kryeministri Edi Rama, renditi dy arsye, për të cilat PD sipas tij po tenton me çdo kusht ta vonojë reformën.
Rama: E shemb piramidën e sotme të sistemit të drejtësisë. Për tokë! Që të gjithën! Të gjitha strukturat që sot ju kontrolloni bien. Ndërtohet një sistem i ri ku kapaciteti i influencën politike dhe i vendimmarrjes përmes pazareve minimizohet.
Promovimi i kujtdo sistem nuk do të bëhet duke peshkuar në kënetën tuaj. Nuk do të ketë as Gjin dhe as Gjon që do të kalojë sistemin e rejtingut në rast se është i kompromentuar me vendimmarrje në të shkuarën.

Category

📺
TV
Comments

Recommended