Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/21/2017
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja e mandatit te deputetit per socialistin Koço Kokedhima duket se eshte vetëm faza e pare e betejës se opozitës kundër tij. Demokratet kërkojnë ndryshimin e kushtetutës ne mënyre qe çdo deputet, te cilit i është hequr mandati njëherë nga Gjykata Kushtetuese, te mos kete te drejte te kandidoje me per deputet, nje amendament qe nxjerr jashtë parlamentit përgjithmonë Koço Kokedhimen dhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka kërkuar votat e socialisteve kundër fenomenit Kokedhima, i cili sipas tij, do jete Ministri i Ardhshëm i Turizmit. Por kërkesa e PD per ndryshimin e Kushtetutës nga mazhoranca u cilësua thjesht si nje kusht i ri per reformën ne drejtësi. Ne dy legjislaturat e fundit Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin 2 deputeteve per përfitim te fondeve publike, Koço Kokedhima e Ilir Beqja.

Category

📺
TV

Recommended