Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/21/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kisha kërkuar të flisja sot për rendin e ditës, por një zhvillim dramatik i ditës së djeshme, më bëri që ta ndryshoj temën e diskutimit tim. E kam fjalën për protestën e turpshme dhe skandaloze të kryetarit të Bashkisë së Tiranës përpara Gjykatës Administrative. Një tragji-komedi rilindase, akti i parë i së cilës u luajt mu në mes të Tiranës, pikërisht në castin që ambasadorët Lu dhe Vlahutin po u shpjegonin deputetëve të opozitës efektet pozitive që do të sillte reforma për drejtësi.
Nuk besoj se jam i vetmi që më janë kujtuar gjyqet e famshme ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist në vitet 1945-46, që zhvilloheshin nën thirrjet ?tradhtarët në litar? të turmave të ekzaltuara. Përfundimet e tyre diheshin, sepse vetëm drejtësi nuk mund të pritej dhe nuk mund të kishte. Dhe pyetja që të vjen vetiu ndër mend është, a mund të presësh ndonjë gjë të mirë nga kjo qeveri, edhe sikur ta votonim, jo nesër, as pas një muaji, por qysh sot, reformën për drejtësi? Kam frikë se prognoza është shumë e zymtë.
Eshtë e paprecedent në Shqipëri, që një pjesë e shtetit të ngrihet në revoltë kundër pjesës tjetër. Kemi parë dhe bërë shumë në këto vite, padyshim. Kishim shkuar deri tek protestat para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. E kemi bërë herë ne, e herë Partia Socialiste, kur kemi qenë në opozitë. Edhe kjo vetë, sipas meje, nuk është ndonjë histori për tu krenuar. Por është gjithësesi e pakrahasueshme, sepse tek e fundit ishin partitë ato që ishin të pakënaqura dhe kishin hesape me institucionet. Kurse dje në protestë ishte bashkia më e madhe e vendit, pushteti më i rëndësishëm pas kryeministrit, bashkë me një pjesë të parlamentit, që ishte ngritur kundër pushtetit gjyqësor.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/opinion/perse-nuk-na-shkon-vaji-per-sovranitetin/

Category

📺
TV

Recommended