Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Dy fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në zonën e Qerretit pasditen e kësaj të shtune. Ata udhëtonin së bashku me një 24 vjeçare dhe një tjetër fëmijë. Dyshohet se si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara vajza me inicialet S.N ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Nga përlasja kanë mbetur të vdekur në vend dy fëmijët 5 dhe 7 vjeç ende të paidentifikuar ndërkohë që drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Category

📺
TV
Comments

Recommended