Tregtarët e rrobave të përdorura në Elbasan, zaptojnë trotuarët gjatë ushtrimit të aktivitetit. E kontaktuar policia bashkiake e Elbasanit njofton se javën e ardhshme do të nisë aksionin për hapësirat publike, ku përveç tregjeve, kontrolle do ushtrohen dhe në lokalet e qytetit. Tregtarët e rrobave të përdorura kanë zaptuar trotuarët pranë sportit të vjetër në Elbasan si pasojë e mungesës së një vendi të posaçëm. Qytetarët detyrohen të kalojnë në të vetmen hapësirë te mbetur në rrugë, aty ku paralelisht kalojnë dhe automjetet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hapesirat-publike-tregtaret-e-rrobave-te-perdorura-zene-trotuaret/