Report TV - Dosja sekret,SHISH: S'përgjojmë dot!Aleatët:Jeni të lodhur!

  • 7 years ago
Shërbimi Informativ Shtetëror nuk po përgjon dot aplikacionet e reja të teknologjisë së fundit, si Viber, WhatssAP, apo të tjera komunikime elektronike. Për këto arsye, SHISH është kritikuar nga shërbimet inteligjente të vendeve partnere, të cilët e kanë quajtur qendrën tonë të përgjimeve ?të lodhur?.

Kjo konfirmohet nga numri dy i Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar, Helidon Bendo në një raportin në një mbledhje të mbyllur të Komisionit për Sigurinë Kombëtare në 24.11.2016. Për çështje sigurie dhe për të mos qenë në vëmendjen e medias, kjo mbledhje është zhvilluar ditë të enjte, në një prej sallave të Parlamentit, teksa paraprakisht zhvillohej seanca plenare.

Recommended