Ora News –Procredit Bank inauguron Qendrën Rajonale të Trajnimit në Prevallë, Prizren

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

ProCredit Bank inaguroi Qendrën Rajonale të Trajnimit, e ndërtuar në Prevallë të Prizrenit. Kjo qendër e re do të ofrojë trajnime të dedikuara e të vazhdueshme për stafin e bankave, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon. Ky investim është i pari objekt në Kosovë që ndërtohet sipas parametrave të lartë ekologjikë. Përfaqësues të lartë të ProCredit kanë theksuar se kjo qendër do t?i shërbejë përgatitjes së vazhdueshme të stafit, për të siguruar kështu një shërbim gjithnjë e më cilësor për tëgjithë klientët e bankave ProCredit.
Banka ProCredit inauguroi qendrën rajonale të trajnimeve, e ndërtuar në Prevallë të Prizrenit. Ky investim prej 3.2 milionë eurosh, do të ofrojë trajnime të dedikuara si ProCredit Entry Programme e të tjera trajnime që shoqërojnë vazhdimisht stafin e këtyre bankave, për të thelluar dhe përditësuar njohuritë e specializuara të punonjësve të ProCredit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Adela Leka, drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive e ProCredit Bank në Shqipëri theksoi se qendra ka për qëllim të përgatisë një staf profesional, që do të jetë i aftë të identifikojë dhe t?i shërbejë më së miri bizneseve SME, target-grupi i bankave ProCredit.
Ndërsa Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit të Menaxhimit të ProCredit Holding, nënvizoi se qendra e re rajonale dëshmon më së miri seriozitetin dhe ambientin stimulues që banka ofron për stafin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/procredit-bank-inauguron-qendren-rajonale-te-trajnimit-ne-prevalle-prizren/

Recommended