Djegia e kazanëve të plehrave në kryeqytet është një fenomen krejt normal.
Kjo mund të vihet re fare lehtë në këto pamje të mbërritura në redaksinë e www.tvklan.al, në rubrikën ?Kallëzo?.
Bëhet fjalë për të paktën 3 kazanë plehrash përgjatë rrugës ?5 Maji?, që digjen në qiell të hapur, një fenomen ky jo i panjohur në këtë zonë. Qytetarët shprehen të shqetësuar për djegien e këtyre plehrave fare pranë banesave të tyre. Ata thonë se po u vihet jeta në rrezik.
Nuk dihet se kush qëndron pas një ndotje të tillë të ambientit, megjithatë qytetarët kërkojnë reagimin e autoriteteve përkatëse, që këta individë të vihen përpara përgjegjësisë./tvklan.al