Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian para vitit 2025 dhe shanset që kjo të ndodhë pas këtij viti janë 80 përqind.
Kështu parashikon në një analizë revista e bashkimit euriopian, ?Politico?.
Në argumentet e analizës së titulluar ?Gara e anëtarësimit në BE,? thuhet se vendi ynë ka treguar aftësi për të ofruar reforma bipartizane, kryesisht ka shmangur luftërat Jugosllave të viteve 1990, gjë që e ka lejuar të distancohet nga problemet e kandidatëve të tjerë rajonalë.
Negociatat formale nuk kanë filluar ende. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze, teksa Komisioni Evropian ka kritikuar edhe politizimin e gjykatave të Shqipërisë.
Sipas portalit të BE, vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin veten si të rrënjosura në Evropë dhe paralajmërojnë se BE-ja do të dëmtojë veten nëse nuk përshpejton anëtarësimin.
?Politico? ka cituar edhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, sipas të cilit ?për sa kohë do të jetë e qartë se askush nuk di të jetë në gjendje të bahskohet me bashkimin europian në të ardhmen e afërt, po aq do të ekzistojë rreziku që ky vakum të plotësohet nga Rusia?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parashikimi-shqiperia-ne-be-jo-para-vitit-2025-turqia-kurre/

Category

📺
TV

Recommended