http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të gjithë të apasionuarit pas sportit, shumë shpejt do të kenë të tjera ambiente sportive ku mund të kalojnë kohën e lirë. Bashkia e Tiranës nga kjo e enjte ka nisur punën për rehabilitimin e tre fushave sportive në Parkun e Liqenit. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky është një një tjetër investim i rëndësishëm, pasi krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat.Projekti i rehabilitimit te tre ambienteve sportive ekzistuese përfshin: Një fushë futbolli, një basketbolli, dhe një volejbolli.