Report TV - Ekskluzive - Carlo Bollino intervistë me Zef Brozin

  • 7 years ago
TIRANE- Zef Brozi, tani 58-vjeçar, ka qenë kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike. Nga viti 1982 deri më 1992 ka dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Doktori i shkencave dhe profesor i associuar asistoi në lindjen, në vitin 1990, e lëvizjes studentore, që çoi në rënien e regjimit komunist. Ishte një ndër përfaqësuesit që u dërguan për të negociuar me presidentin Ramiz Alia.

Në vitin 1992 ishte kandidat për Partinë Demokratike në zgjedhjet pluraliste dhe u zgjodh deputet në rrethin e Mirditës, ku ka lindur, duke u bërë edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Në shtator 1993, presidenti Sali Berisha e emëroi kryetar të Gjykatës së Kasacionit.

Brozi nuk ishte dakord, por e pranoi detyrën për të vazhduar të kontribuojë në rritjen e demokracisë së re shqiptare. Shumë shpejt, marrëdhëniet e tij me presidentin Sali Berisha pësojnë një çarje të thellë dhe, pas një përplasjeje në rritje, gjatë së cilës Zef Brozi u përpoq të kundërshtonte ndërhyrjet e Berishës në vendimet e gjykatave, më 21 shtator 1995 u shkarkua nga kjo detyrë.

Dy muaj më pas u detyrua të shpëtonte nga kërcënimet e SHIK-ut dhe arratiset në Amerikë, sëbashku me gruan Diana, ku kërkon dhe merr strehim politik. Që prej atëhere, Zef Brozi jeton në Uashington, ku punon, si dhe bashkëshortja, për qeverinë federale.

Për herë të parë pas 22 vitesh, Zef Brozi jep në Shqipëri një intervistë televizive, në të cilën rrëfen detaje dhe prapaskena të historisë së tij të pabesueshme. Një dëshmi që tregon se kur filloi rënia e drejtësisë shqiptare.

Recommended