Partia Agrare Ambientaliste e sheh shqetësues fenomenin e përmbytjeve e shkak për këtë gjen hidrovoret që nuk përballojnë prurjeve e lumenjve. Kryetari Agron Duka gjatë një takimi me ekspertë ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së sistemit të vaditjes në tokat bujqësore. Hidrovoret ndonëse janë projekte gjigande nuk kanë mundësi të përballojnë prurjet gje qe shkakton edhe përmbytjet. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka gjatë një takimi me ekspertë mjedisi për menaxhimin e ujërave. Duka: Pothuaj vit pas viti ndodhin disa fenomene negative të cilat direk apo indirect kanë ndikim në bujqësinë dhe zhvillimin e ekonomisë. Një nga fenomenet negative është ai i përmbytjeve. Fenomeni i përmbytjeve është një tregues i qartë i mungesës së mendimit teknik në menaxhimin e ujërave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-paa-hidrovoret-vepra-qe-skane-kapacitete-perballuese/