Report TV - INSTAT:Tremujori III,punësimi rritet me 8,5%, arrin 57,1 %

  • 7 years ago
Në tremujorin e tretë 2016, shkalla e punësimit ka arritur në 57,1 %, me një rritje vjetore prej 8,5 %. Të dhënat vijnë përmes Anketës së Forcave të Punës të sapopublikuar nga INSTAT. Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e dytë 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 67,3 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2,6 pikë përqindje më e lartë.

Recommended