Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 12/18/2016
?Qejfharami? është drama satirike e regjisorit dhe autorit Armand Bora që erdhi premierë mbrëmjen e kësaj të diele në një mjedis dhe interpretim krejt ndryshe në Cirkun Kombëtar në kryeqytet.

Shfaqja është ndërtuar bazuar në parimet e Teatrit Polifonik, çka e dallon nga shfaqjet klasike teatrale për mënyrën se si aktori përdor trupin dhe lëvizjet skenike.

Bora, vjen kështu sërish me një version grotesk të trajtimit të diktaturës duke nxjerrë në pah komplekset e shoqërive postdiktatoriale që ende shqetësojnë shqiptarët, por kësaj herë duke çmitizuar Edipin përmes vendosjes së tij në rrethana komike.

Category

📺
TV

Recommended