TIRANË-Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një fëmije ka ndodhur në qendër në hyrje të ?Rrugës së Durrësit?. Si pasojë fëmija, një shitës i vogël ambulant ka pësuar dëmtime të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja është shënuar pranë zonës së njohur si ?Kafe Flora?, kur një automjet ka përplasur me fuqi një fëmijë të moshës 8-9 vjeç, që shiste në këtë zonë me një kuti kartoni, letra higjenike dhe çimçakiza.