Ora News –Dështon të mbledhë protestues kundër dhunës, dorëhiqet Erion Kristo

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqëria civile dështon sërisht në organizimin e një proteste, duke dëshmuar se qytetarët i përgjigjen vëtëm atyre protestave që organizohen nga partitë politike përkatëse.
Kjo u përsërit këtë të enjte të 8 dhjetorit, ku përveç akstivistëve dhe organizatorëve në protestën e njoftuar të mbahej në orën 11.00 para Piramidës si reagim ndaj ndaj urdhrave të mbrojtjes së gjykatave që nuk zbatohen për dhunën në familje, nuk u mblodhën qytetarë megjithëse mbeshtetja në rrjetet sociale ishte si nje paralajmërim për nje demostrim masiv.
Pjemarrja e vakët solli reagimin e aktivisitit, Erion Kristo, i cili deklaroi para kamerave dorëheqjen e tij nga shoqeria civile dhe nga këto lloj protestash.
Erion Kristo: Në facebook patëm shumë reagim, shumë njerëz do të donin të vinin.Ndërkohë siç e shikoni kemi dështuar me sukses, njerëzit si duket janë në aparencë kundër dhunës por asnjë institucion shtetëror nuk jep dorëheqje, as Kryeministri, as Ministrat, as prokurorët, as gjykatësit. Meqenëse të gjithë mendojnë se bëjmë punë të mrekullueshme, megjithëse këto mijëra shoqata kundër dhunës, miliarda euro të shpenzuara, nuk jep askush dorëheqjen, askush nuk merr përgjegjeësi, menduam të marrim ne përgjegjësinë për të dhënë dorëheqjen nga shoqëria civile dhe për të dhënë një shembull se në këtë vend nuk ka njerëz vetëm të papërgjegjshëm, por ka dhe njerëz të përgjegjshëm të cilët kur dështojnë në atë që mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë, tërhiqen dhe u lënë vend të tjerëve që të zgjidhin problemet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshton-te-mbledhe-protestues-kunder-dhunes-dorehiqet-erion-kristo/