Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e projektligjit që synon të shpëtojë bankat e nivelit të dytë në rastet kur rrezikohet stabiliteti financiar për shkak të falimentit. Por opozita tha se më emergjent se ky ligj është marrja e masave për përmirësimin e kreditimit. Banka e Shqipërisë do të ketë një fond të posaçëm për shpëtimin e bankave të nivelit të dytë, në rastet kur rrezikohet stabiliteti financiar i vendit nga falimentimi i tyre. Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e projektligjit që sipas kreut të Financave dhe zv/Guvernatores së BSH-së, synon një kontroll më të rreptë financiar duke ia kaluar kostot aksionerëve. Arben Ahmetaj: Instrumentat e parashikuara në projektligj synojnë që të parët që mbajnë koston për një kolaps të tillë të bankës të jenë aksionerët dhe pas tyre kreditorët. Për këtë projektligj parashikon krijimin e një fondi me kontribute kryesisht të vetë bankave, i cili synohet të konsolidohet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fond-per-shpetimin-e-bankave-ahmetaj-shmangim-veprimet-kercenuese/