Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri kërkoi qe te gjithë te bëjnë me shume per te dekujaruar dhunën, sidomos ne familje. Nga Laçi, ku vizitoi Komisariatin e Policisë, ministri iu referua ngjarjeve makabre ne Korçe e Fier per t?i bere një apel edhe politikes.?Për këtë arsye na duhen individë të informuar, të organizuar që raportojnë menjëherë dhunën. Na duhen komunitete vendore të informuar dhe të organizuar. Kjo e para. Dhe e dyta unë besoj që duhet të fillojmë të dekurajojmë publikisht dhunën. Unë jam thellësisht i shqetësuar që dhuna promovohet në retorikën publike, jo rrallë edhe nga politikanët. Nuk ndodh rrallë që edhe në parlament të dëgjosh retorikë dhune. Të dëgjosh cilësime si: ?ndrikulla apo lavire?, për deputetet gra në parlament. Apo të shohësh episode dhune, të cilat nuk mbeten vetëm brenda mureve të parlamentit, por çojnë sinjale dhune dhe tek qytetarët.?Madje politika sipas ministrit, është para qe duhet te japë nje model pozitiv.?Politika ka një detyrë shumë të madhe që është - të promovojë modelin pozitiv të të jetuarit në këtë vend apo të të zgjidhurit të konflikteve. Dhe kur edhe parlamenti kthehet në një arenë dhune, qoftë kjo dhunë verbale dhe jo rrallë edhe dhunë fizike, atëherë sigurisht sinjali që marrin qytetarët është sinjali më i keq i mundshëm. Ndaj e përsëris, politika t?i lërë dënglat dhe të punojë maksimalisht për t?i dhënë qytetarëve mundësinë të shohin se pa dhunë mund të zgjidhim shumë më shumë?.Edhe lideri i opozitës ka reaguar pas ngjarjeve te renda ne Korçe e Fier. Basha thekson se ato reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ne te cilën ndodhet shoqëria shqiptare. Ne një postim ne facebook Basha shkruan se është i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje. Sipas tij, politika duhet t?u ktheje shpresën shqiptareve, duke mos punuar per pakicën, por per qytetaret e për te zgjidhur problemet e tyre.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next
3:50