Ora News – LSI paketë prej 8 pikash për integrimin e vendit
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka prezantuar një paketë për përshpejtimin e integrimit të vendit, paketë kjo prej 8 pikash.
Haxhinasto theksoi se dekriminalizimi është domosdoshmëri, teksa shtoi se lufta kundër prodhimit të drogës është objektiv kombëtar që kërkon sensibilizimin dhe rialokimin e resurseve të duhura për ta çrrënjosur atë.
Haxhinasto: 1-Ne vlerësojmë si themelore në politikat tona institucionale bërjen të shenjtë të institucionit të votës. Është themeli i një sistemi demokratik. Do të bazohemi tek rekomandimet më të mira të OSBE/ODIHR por edhe tek propozimet e grupit tonë parlamentar, që kanë të bëjnë me penalizimin e shit-blerjes, zbatim të kritereve transparente për financimin e partive, aplikimin e listave të hapura si dhe pjesëmarrjen në votim të shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion.
2-Ne jemi dhe do të qëndrojmë fort për një proces të vërtetë të dekriminalizimit, si një detyrim madhor të politikës ndaj vetvetes, ndaj të zgjedhur për të mbyllur hendekun në rritje që ekziston sot midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve.
3-Një parim tjetër madhor që ka të bëjë me gjithë reformat, ka të bëjë me matësin tonë të cilësisë së reformave, dhe ky matës nuk mund të jetë tjetër vetëm se si ndikojnë reformat në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paketa-prej-8-pikash-e-lsi-per-integrimin-e-vendit/
Recommended