TIRANE-Kataldo Lezhja është 25 vjeçari që terrorizoi Tiranën mbrëmjen e së premtes. Duke përdorur një makinë ?Alfa Romeo? dhe i armatosur, Lezhja ka kërcënuar disa qytetarë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rugës "Mujo Ulqinaku" dhe Rrugës së "Kavajës" ku Kataldo Lezhja bashkë me një person tjetër të quajtur B.K kanë kërcënuar qytetarët me armë zjarri. Në ndjekje të makinës "Alfa Romeo" u vendosën forcat ?Shqiponja?. Për disa minuta policia ndoqi makinën, por Kataldo Lezhja bashkë me shokun e tij arritën të braktisnin makinën dhe të largoheshin.
Comments