Brisejda Shehaj, ish - Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve është marrë në pyetje për më shumë se një orë në Prokurorinë e Shkodrës.
Mësohet se ish - numri një Tatimeve është pyetur si person që ka dijeni për hetimin e disa çështjeve penale të hapura për rimbursimin e paligjshëm të TVSH -së ndaj disa bizneseve.
Mësohet se Shehaj ka shpjeguar të gjithë procedurën që ndiqet në raste të tilla, kur një biznes përfiton mbështetje nga buxheti i shtetit.
Grupi hetimor nuk sqaron se sa është abuzimi, kush janë subjektet që kanë përfituar nga ky mashtrim dhe cili ka qënë roli i admnistratës së tatimeve. Në dalje nga Prokuroria e Shkodrës, Shehaj nuk ka bërë komente mbi marrjen në pyetje, por është përgjigjiur me një urim.
Prokuroria e Shkodrës sqaron se rastet janë disa dhe dyshohet se abuzimi arrin disa qindra mijëra euro. Megjithatë do jetë hetimi ai që do përcaktojë nëse Tatimet kanë përgjegjësi në këtë çështje.