TIRANE-Shkak për vrasjen e Nelgert Patës dyshohet se është hakmarrja. Sipas Policisë së Tiranës, Nelgert Pata përveçse dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë, mendohet se ka organizuar edhe atentatin ndaj Andi Mustafarajt, gjithashtu në Tiranë.
Burime të Report TV thonë se, Pata ka ka qenë i dyshuari kryesor, si organizatori i këtij atentati, i cili nuk u realizua dot, pavarësisht se Andi Mustafaraj u qëllua me 2 plumba. Dyshimet e Policisë janë se një ndër personat që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Mustafarajt është edhe Ari Alinani, shoferi i Nelgert Patës në momentin që u vra pak ditë më parë në Fier.
Be the first to comment