Ora News – Durrës, kapen 700 kg kanabis në port, trafikohej me kamion drejt Italisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme droge në dy prej pikave doganore më të rëndësishmë në vend. Në portin e Durrësit janë gjetur 700 kg kanabis, e cila kishte si denstinacion veriun e Italinë ndërsa në Kapshticë janë sekuestruar 10 kg kanabis sativa e fshehur në shishe plastike.
Sekuestrohet 700 kilogramë kanabis sativa në portin e Durrësit, e cila kishte destinacion veriun e Italisë.
Lënda narkotike po transportohej përtej kufirit me anë të një kamionçine AA 475 LO të ngarkuar me konfeksione.
Droga është pikasur vetëm gjatë skanimit në vijën e dytë të kontrollit në portin e Durrësit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit L.S dhe e ka liruar disa orë pas marrjes në pyetje, ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e firmës, shtetasin K.Z.51 vjeç, banues në Shkodër, të cilit i përkisnin materialet që po transportoheshin drejt Italisë.
Mësohet se në polici, drejtuesi i kamionçinës ka deklaruar se si shofer i kompanisë ku punon kishte si detyrë të kryente transportin e konfeksioneve, por nuk kishte dijeni për prezencën e lëndës narkotike në mjetin që drejtonte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-700-kg-kanabis-ne-port-trafikohej-me-kamion-drejt-italise/