Ora News – Veliaj projekt me 4 kryebashkiakët shqiptarë në rajon: S’është nacionalist

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, kryetari i bashkisë së Tiranës ka pritur 4 kryebashkiakët shqiptarë të rajonit, atë të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.
Veliaj vlerësoj këtë takim, duke theksuar se ky nuk është një takim nacionalist siç mund të pretendohet, por është një projekt praktik. Ai tha se ky është shekulli i shqiptarëve, ndaj takimi do të pasohet edhe me të tjera projekte.
Veliaj: Ky nuk është një projekt nacionalist, siç mund të komentohet nga dikush, ky në fakt është një projekt praktik, një mënyrë fantastike që të jemi në Tiranë, 5 bashkitë kryesore. Fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë, ndaj dhe besoj se është shumë e rëndësishme që të mësojmë nga njeri tjetri.
Ajo që po funksionon mirë në Prishtinë ose në Tetovë, ose në Ulqin, ose në Preshevë dhe çfarë Tirana mund të mësojë, por edhe mund të japë në shkëmbim, ndaj sot, do të kemi një ditë kryesisht vizitash në Tiranë, për të parë disa nga projektet aktive, siç është sheshi ?Skënderbej?, këndi i lojërave, mënyra se si po konceptojmë stadiumin e ri dhe shumë prej projekteve gjigande të Tiranës, që do të shënjojnë Tiranën e këtij shekulli të ri.
Ky është vetëm fillimi, duam që pas këtyre 5 bashkive kryesore, rrjeti të zgjerohet në të gjitha bashkitë e komunat shqiptare në rajon, por besoj si takim i parë, kjo është vetëm një bërthamë themeluese e unionit të bashkive shqiptare në rajon e cila do të pasohet në të gjithë bashkitë e komunat që gjenden në të gjitha vendet tona dhe shumë shpejt do të botojmë edhe një agjendë, ku do të kemi të gjithë aktivitetet dhe mbledhjet e tjera të Unionit, për të filluar më pas disa projekte konkrete. Unë besoj me gjithë zemër që ky është shekulli i shqiptarëve dhe ky është shekulli i shqiptarëve të mirë që punojnë dhe që kanë fokusin tek puna dhe tek arritjet konkrete
Rëndësinë e këtij rrjeti e ka vlerësuar edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila theksoi se ky takim i parë merr një vlerë edhe më të madhe tashmë në prag të festës së Pavarsisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-pret-4-kryebashkiaket-shqiptare-te-rajonit-nuk-eshte-projekt-nacionalist/

Recommended